Foto: VOA

SBASHK: Greva do të vazhdojë derisa të ulet Qeveria të dialogojë me Këshillin Grevist të BSPK-së

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se greva do të vazhdojë përkundër thirrjeve për ndërprerje të grevës dhe nisje të vitit të ri shkollor.

SBASHK ka bërë të ditur se vendimi për vazhdimin e grevës vjen pas një takimi të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe takimi i kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykollit, me kryeministrin Albin Kurti.

Sindikalistet kanë thënë se derisa Qeveria nuk do të dialogojë me Këshillin Grevist të BSPK-së do të vazhdojë greva.

“Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të  universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen  të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme. Qëndrim unanim i  pjesëmarrësve të  këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet  në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim  për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë. Ata  rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për  dialog dhe se greva  po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i  anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje” – thuhet në njoftim.

Ministrja e Arsimit bën thirrje të ndërpritet greva në arsim