Sa mund të shtyhet formimi i qeverisë pas vendimeve të PZAP?
Analisti politik, Blerim Vela, ka thënë se vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) mund të ndikojnë në shtyrjen e procesit të themelimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Vela përmes një postimi në Facebook tha se vendimet e PZAP janë vetëm njëra shkallë e vendim-marrjes deri tek certifikimi i rezultatit te zgjedhjeve.
Ai tutje ka thënë se ky vendim mund të shtyjë certifikimin e zgjedhjeve dhe ndryshimi i përfaqësimit të partive në Kuvend.
“Nëse subjektet politike dhe kandidatet për deputete nuk ankohen në vendimet e PZAP në Gjykatën Supreme në 24 orët e ardhshme, atëherë fillon zbatimi i tyre. Efekti i menjëhershëm është shtyrja e procesit te certifikimit te rezultatit dhe ndryshimi i përfaqësimit të subjekteve ne Kuvend”, ka thënë Vela.
Njohësi i çështjeve politike po ashtu ka thënë se në bazë të kësaj formimi i Qeverisë së re dhe konstituimi i Kuvendit mund të ndodhë në muajin tjetër.
“Nëse mbeten të plotfuqishme vendimet e PZAP, ato shtyjnë certifikimin e rezultatit final për së paku disa jave – kah fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit. Sipas këtij skenari, konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë mund të ndodhë gjatë muajit dhjetor”, ka thënë Vela.
Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cila tha se me këtë vendim, kjo parti do të jetë pjesë e Kuvendit.
PZAP pranon ankesën e NISMA-AKR-PD kundër votave të Listës Serbe
Ndërsa, Në nenin 106 paragrafin 1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shpjegohet se “KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAP-i dhe çdo apel ndaj vendimeve të PZAP-it lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës”.
Pas rezultateve të zgjedhjeve, ky është rrugëtimi deri në krijimin e Qeverisë së re