Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rrokulliset me traktor, vdes burri nga Gjakova

Policia ka njoftuar se një burrë, derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën.

Rasti ka ndodhur në Orize të Gjakovës, dje rreth orës 11:30.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.