Ilustrim

Rrëzohet një aeroplan sportiv në Bosnje, vdesin dy persona

Një aeroplan i vogël sportiv është rrëzuar sot në një fushë në afërsi të autostradës Prijedor-Kozarska Dubica në Bosnje dhe Hercegovinë.

Policia e Prijedorit njoftoi se dy persona kanë humbur jetën si shkak i rrëzimit të këtij avioni, raporton N1

Në vendin e aksidentit qenë edhe kryetari i komunës së Prijedorit, Slobodan Javor.

“Pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit në zonën e Prijedorit, prokurori kujdestar i Prokurorisë së BeH-së u ka dhënë udhëzime agjencive policore dhe organeve kompetente për aviacionin civil, të cilëve u ka kërkuar sigurimin e vendit të ngjarjes si dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme, për të përcaktuar të gjitha detajet dhe informacionet në lidhje me këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e prokurorit.