Sulmet në Ukrainë - Foto: VOA

Rreth 4 milionë refugjatë ukrainas kanë kërkuar siguri në vendet fqinje

Pothuajse 10 përqind e popullsisë totale të Ukrainës është larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, raporton CNN.

Rreth 4 milionë refugjatë kanë kërkuar siguri në vendet fqinje.

Polonia ka pranuar shumicën e refugjatëve, kur rreth 2.4 milionë ukrainas janë nisur drejt perëndimit në kërkim të sigurisë.

Ndërkohë, qindra mijëra ukrainas, kanë ikur në vende të tjera evropiane, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë, sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara.

Sipas CNN, Hungaria ka pranuar rreth 375 mijë refugjatë, Slovakia rreth 292 mijë, Romania rreth 233 mijë dhe Moldavia 390 mijë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi e ka quajtur më parë eksodin e refugjatëve nga Ukraina “kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Më 24 shkurt, trupat ruse kanë filluar pushtimin e Ukrainës me urdhër të presidentit Vladimir Putin.