Rrahje mes disa vajzave të mitura në Gjakovë

Rrahja në mes disa të miturave është vërtetuar përmes një video që është dërguar në KALLXO.com.

Video dëshmon se pjesëmarrës në këtë rast ishin disa persona, shumica vajza përderisa më pas janë afruar edhe disa djem.

Rrahja ka ndodhur deri në momentin kur një person tjetër ka ndërhyrë duke i ndarë vajzat që kanë qenë duke sulmuar njëra tjetrën.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës ka thënë se janë duke e hetuar rastin.

Ai ka thënë se më datën 5 dhjetor 2022 është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor” dhe se në cilësinë e të dyshuarave janë investuar dy vajza të mitura.

Këtu mund ta shihni videon.