Ilustrim

Rrahje mes 4 personave në Malishevë, arrestohen pjesëmarrësit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona të dyshuar në Malishevë për pjesëmarrje në rrahje.

Sipas policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

“Njëri nga të dyshuarit  ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.