Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Rohde kritikon Listën Serbe për mosreagim ndaj trajtimit të Rada Trajkoviqit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar Listën Serbe për mosreagim ndaj ndalimit dhe trajtimit që i është bërë Rada Trajkoviqit.

“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq. Vërej se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?” – ka pyetur Rohde.

Të premten, Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore përderisa gjendej në ndalim në pikën kufitare në Merdarë.

Trajkoviq të enjten gjatë ditës ka thënë se është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë nga Policia serbe.

Sipas saj, dokumentet i janë marrë dhe nuk po lejohet të hyjë në Kosovë.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ajo është transferuar me autoambulancë në Spitalin e Prokuples.

Përkeqësohet gjendja e Rada Trajkoviqit, transferohet në spital