Rinumërohen 83 nga 530 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon rinumërimin e votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për KALLXO.com për numrin e vendvotimeve të cilat janë numëruar deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

“Sipas të dhënave të orës 16:00 të ditës së sotme numri i vendvotimeve të rinumëruara është 83 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja”, ka thënë Elezi për Kallxo.com.

Para dy ditëve, KQZ ka mbajtur mbledhjen në të cilën është marrë vendimi për rinumërimin e 530 vendvotimeve për shkak të parregullsive me rezultate.

Vendimi i KQZ-së për rinumërim ka shtyer edhe për disa ditë numërimin e 24 mijë votave me kusht dhe dy mijë votave të personave me nevoja të veçanta.

Vendimi për rinumërimin e 530 vendvotimeve shtyen procesin e numërimit të votave me kusht

 

Më 6 tetor, Kosova pati zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Deri më tani tri partitë e para që kanë dalë nga votat deri më tani të numëruara, kryeson LVV pastaj LDK dhe e treta PDK.