Trepça - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Minatorët e ngujuar dalin nga miniera

Pas rreth 4 orë ngujimi, 123 minatorë janë nxjerr nga miniera e “Trepçës” në Stan Tërg.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Gani Osmani.

“Po, tash kanë dal, ashensori i fundit me minator ishte para 5 minutave. Ata kanë qenë poshtë për rreth 4 orë por mirë janë të gjithë. Rryma është rregulluar” – tha Osmani.

Sot rreth orës 11:00, rrufeja dyshohet se dëmtoi rrjetin elektrik në “Trepçë”. Si pasojë e ndaljes së rrymës, 123 minatorë kishin mbetur të ngujuar në minierë.

Rreth 130 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar, shkak rryma

www.kallxo.com