Rektori Marjan Dema - Foto: KALLXO.com

Rektori i UP-së uron Kurban Bajramin: ”Të bëjmë më shumë për të rinjtë”

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka uruar Kurban Bajramin.

Ai tha se kjo festë na e kujton sakrificën që duhet të bëjmë për të tjerët dhe shoqërinë.

“Uroj që festat si kjo, të cilat më së shumti janë simbol i dashurisë dhe tolerancës, të na gjejnë të bashkuar dhe të na motivojnë për të bërë gjëra të mira për shoqërinë, e sidomos për të rinjtë tanë”, tha Dema.