KFOR

Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com

KFOR: Ceremonitë paqësore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit tregojnë rëndësinë e vazhdimit të dialogut

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka përshëndetur ceremonitë paqësore të festës së Kurban Bajramit dhe Vidovdanit të cilat u shënuan sot në Kosovë.

KFOR përmes një komunikatë tha se dy festat që u kremtuan tregojnë rëndësinë e vazhdimit të dialogut.

“KFOR gjithmonë mirëpret dhe mbështet mesazhet që promovojnë paqen dhe dialogun. Fetë luajnë një rol kyç në bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve. Ceremonitë paqësore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit sot tregojnë rëndësinë e vazhdimit të dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”- thuhet në komunikatë.

Sot, besimtarët e fesë islame kanë festuar “Kurban Bajramin”, ndërsa në Graçanicë u mblodhën disa qytetarë për të festuar Vidovdanin.

Qytetarët serbë mblidhen për të festuar Vidovdanin