Ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë - 11.08.2019

Ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë - 11.08.2019

Abbott e Hovenier urojnë Bajramin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ai britanik, Nicholas Abbott kanë uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët mysliman në Kosovë e në botë.

“Ju uroj të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjërë në botë, gëzuar Kurban Bajramin. Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja” – ka thënë Abbottt.

Edhe Hovenier tha se i ka urimet e tija më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën.

Krerët e shtetit e zyrtarë të tjerë kanë uruar sot këtë festë. Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku vizituan në mëngjesin e sotëm edhe Bashkësinë Islame të Kosovës.