Glauk Konjufca, Foto: Facebook

Konjfuca uron Kurban Bajramin, u dëshiron besimtarëve gëzim, paqe dhe begati

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofca ka urar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimarët mysliman që sot festojnë këtë ditë.

Ai ka thënë se kjo fetsë e risjell në vëmendje sakrificën dhe përkushtimin për të bërë vepra të mira, falë fuqisë së besimit që na bën të tejkalojmë vetveten.

Konjufca ka thënë se uron që ky Kurban Bajram t’i gjejë të gjithë sa më mirë, me frymën e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, të vëmendshëm ndaj atyre që më së shumti kanë nevojë, e me këmbëngulje për një shoqëri që ecën përpara me të gjithë pjesëtarët e saj, pa lënë askënd pas.

Po ashtu, kryeparlamentari ka thënë se dëshiron që t’iu uroj besimtarëve gëzim, paqe dhe begati.

Krerët e shtetit e zyrtarë të tjerë kanë uruar sot këtë festë, madje, kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku vizituan në mëngjesin e sotëm edhe Bashkësinë Islame të Kosovës.