Arkiv - Gjykimi ne rastin 'Veteranët', foto Era Hasani - Kallxo - 16.12.2022

Rasti 'Veteranët', 1 vit pas kthimit nga Apeli sot pritet të nis rigjykimi

12 të akuzuarit në rastin ‘Veteranët’, sot pritet të dalin sërish para gjyqit pas kthimit të rastin nga Gjykata e Apelit.

Agim Çeku dhe të tjerët akuzohen se gjatë kohës kur kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, në mënyrë të qëllimtë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe i kanë keqpërdorur të njëjtat në mënyrë që të tjerëve t`u sjellin përfitim pasuror.

Sot, Gjykata e Prishtinës pas 1 viti që kur ka pranuar lëndën nga Apeli për ta rigjykuar, pritet që të fillojë me shqyrtimin e rastit ‘Veteranët’.

Prokuroria Speciale që nga viti 2018 po i akuzon 12 persona, me në krye Agim Çekun për keqpërdorim të detyrës gjatë kohës që ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit – Veteranit.

Ndonëse ky rast është kthyer në rigjykim që nga data 24 mars 2022, deri më sot nuk është mbajtur asnjë seancë për shqyrtim gjyqësor.

Madje pas kthimit në rigjykim pati dilema se cili departament duhet të merret me shqyrtimin e këtij rasti, mirëpo u vendos si departament kompetent ai i krimeve të rënda.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë do të trajtojë rastin ‘Veteranët’

10 muaj pas kthimit në rigjykim, gjyqtari i çështjes, caktoi një seancë informuese që të dakordohej me prokurorinë për të adresuar rekomandimet e Apelit.

Mirëpo edhe kjo seancë dështoi të mbahej në mungesë të dy nga të akuzuarve

Dështon seanca në rastin ‘Veteranët’

Agim Çeku dhe të tjerët akuzohen se gjatë kohës kur kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, në mënyrë të qëllimtë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe i kanë keqpërdorur të njëjtat në mënyrë që të tjerëve t`u sjellin përfitim pasuror.

Gjithnjë sipas aktakuzës, anëtarët e Komisionit duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e përcaktuara nga vetë komisioni ua kanë mundësuar dhe njohur personave të tjerë që të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme statusin e veteranit luftëtar të UÇK-së.

Rasti kishte ngjallur shumë debate në publik pasi prokurori i cili e kishte hetuar dosjen e veteranëve ishte larguar nga Kosova.

Menjëherë pas lirimit të 12 të akuzuarve, ish-prokurori Elez Blakaj kishte reaguar duke e konsideruar si të qëllimshëm lirimin e tyre pasi sipas tij nuk ishin administruar as gjysma e provave.

“Ashtu siç pritej edhe ndodhi! Në një proces gjyqësor ku publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% te provave materiale, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin, e me avokat me “përvojë të jashtëzakonshme ushtarake” pothuajse nga të gjitha anët, rezultati nuk mund të ishte ndryshe” – kishte shkruar Blakaj.

Blakaj sfidon anëtarët e Komisionit për veteranët: Nëse besoni se jeni të pastër – publikoni audio-incizimet