array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Era Hasani

Era Hasani

Era Hasani është juriste e diplomuar, studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Juridik.

Momentalisht në BIRN është e angazhuar si Monitoruese e seancave gjyqësore me interes të lartë publik.

Pjesëmarrja në trajnime rreth fushës së drejtësisë, në punë praktike në institucione e organizata si INTERNEWS Kosova ndihmuan në formësimin e saj profesional.

Era gjatë 4 viteve studime ka shprehur më së miri pasionin e saj për fushën e drejtësisë duke arritur mesatare maksimale e duke qenë përfituese e bursave shtetërore dhe asaj ndërkombëtare, Erasmus + duke ndjekur njërin nga semestrat e studimeve në Universitetin Paris Nanterre, Francë.

Era si pjesë aktive  e BIRN  është duke bërë më të mirën e saj në përmbushjen e detyrave të përditshme. Vlerat profesionale dhe etike që Era përfaqëson gërshetohen natyrshëm me vlerat e organizatës BIRN,  për një shoqëri më të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.