Coronavirus

Rastet pozitive me COVID-19 nga 2,285 testime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 194 raste me coronavirus në Kosovë nga 2,285 mostra të testuara.

Më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë me 47 raste brenda 24 orëve.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 47 raste, Prizren 16 raste, Ferizaj 15 raste, Klinë 15 raste, Leposaviq 13 raste, Vushtrri 11 raste, Skenderaj 8 raste, Pejë 7 raste, Gjilan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Podujevë 4 raste, Shtime 4 raste, Drenas 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Viti 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kamenicë, Shtërpcë dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Tutje Instituti njoftoi se tetë persona të infektuar me SARS-CoV-2 kanë vdekur përderisa 599 janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 9,671 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.148 raste të vdekjes.