Lajm i Fundit, Coronavirus

Rastet e konfirmuara sot, këto janë komunat e prekura

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 294 mostra të marra nga Klinika Infektive, 6 prej tyre kënë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, 3 janë nga Prishtina, 1 në Mamushë, Vushtrri dhe në Gjilan.

Deri më tani janë konfirmuar 1969 raste me COVID-19 në total në Kosovë, janë shëruar 912 pacientë dhe 31 kanë vdekur.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

 

6 raste të reja me COVID-19

.