6 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë dalë 6 raste pozitive me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, janë testuar 294 persona, ku 6 prej tyre kanë dalë pozitiv.

Nga data 08 shkurt deri më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.269 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.