Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohet vdekja e një gruaje në një ordinancë private në Viti, policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se në një ordinancë private është raportuar për një grua të vdekur.

Rasti ka ndodhur dje në Viti rreth orës 10:00.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

“Është raportuar se në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në raportin ditor të Policisë.

Rasti po hetohet nga organet e rendit.