Ukrainë, Foto: VOA

Raportohet për shpërthime në Lviv

Para pak çastesh është raportuar për tri shpërthime të fuqishme në qytetin e Lvivit në Ukrainë.

BBC ka publikuar një fotografi në të cilën shihet tym në disa lokacione.

Foto: BBC

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ndodhet në Varshavë të Polonisë, qytet ky që ndodhet rreth 400 kilometra nga Lvivi.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./REL