Raportohet një rast i dhunës në familje në Strellc, Policia gjatë bastisjes gjen tri armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës ka pranuar informatë për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit.

Në komunikatë, Policia ka treguar se me të marrë informatën, njёsitet pёrkatёse tё stacionit policor nё Deçan kanё shkuar nё vendin e ngjarjes.

Policia thekson se janё kontaktuar viktimat, tё cilёt kanë deklaruar se janё dёbuar nga shtёpia nga tё dyshuarit, familjarë të tyre.

Sipas Policisë tё dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё.

Në vazhdën e veprimeve policore, hetuesit e PK-së pas njё pune intensive dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit sot kanë kryer bastisje në adresën e personave tё dyshuar dhe te të njëjtit kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë të ndryshme dhe disa plumba.

Policia ka njoftuar se kanë sekuestruar një psitoletë të tipit “Sig Sauer” 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse.

Po ashtu kanë gjetur edhe një karikator të sё njejtёs armё dhe 33 fishekë të kalibrit 9x19mm.

Tutje është thënë se gjatë bastisjes është gjetur një pushkё e gjatё “Mossberg” me dylbi të kalibrit 30-06 SPRG, armё që po ashtu kishte lejen pёrkatёse dhe 20 fishekë tё sё njejtёs armё.

Arma e tretë që u gjet ishte një AK-47, dy karikatorë dhe 121 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm.

Foto: Policia e Kosovës/DRP Pejë
Foto: Policia e Kosovës/DRP Pejë