Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Raportohen dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Sipas Policisë, në Prishtinë është arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjetonte. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Lipjan, dje rreth orës 19:00 një person ka raportuar se pas një fjalosje është rrahur nga babai i tij.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.