Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Ramiz Lladrovci emëron katër drejtorë të rinj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot ka emëruar katër drejtorë të rinj në krye të drejtorive.

Siç bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, drejtorët janë: Muhamet Gjoka – Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim. Endrit Gllareva – Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë lokale. Ruzhdi Lestrani – Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë. Milaim Hajdari – Drejtor i Dretorisë së Inspekcionit.

KALLXO.com kishte raportuar me 2 nëntor se drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halilaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë ndërsa Drejtoreshës së Inspekcionit, Aurora Berisha, nuk iu vazhdua akt-emërimi nga kryetari Ramiz Lladrovci.

PDK qeveris që 12 vjet, Veseli thotë se korrupsioni ‘ka rritur nivel’ në Kosovë (VIDEO)

Komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci gjatë muajit tetor ka mbetur edhe pa një drejtor të Infrastrukturës pasi që Idriz Hysenaj që mbante këtë pozite u arrestua për “keqpërdorim të pozitës apo autoriterit zyrtar”.

PDK qeveris që 12 vjet, Veseli thotë se korrupsioni ‘ka rritur nivel’ në Kosovë (VIDEO)

Gjithashtu edhe në nëntor të vitit 2018 Lladrovci, ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin për Buxhet e Financave, Labinot Gruda, pas kërkesës së këtij të fundit që të lirohet nga kjo pozitë për ‘arsye personale”.

Drejtori i Drenasit, i liruar nga detyra, flet për KALLXO.com