Rama: U fshinë e lanë me ujë rrugët hyrëse të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se kanë fillur aksionin e pastrimit të hyrjve në kryeqytet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë.

Rama ka njoftuar se një aksion i tillë do të bëhet fundjavave.

“Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu bashkë me zyrtarët e drejtorisë sot filluan aksionin e pastrimit të hyrjeve të Prishtinës, e në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u dakorduan që fundjavave të bëhet një pastrim i tillë”- ka shkruar Rama.