Radio Evropa e Lirë mbush 25 vjet

Shërbimi në gjuhën shqipe i Radios Evropa e Lirë shënon sot 25-vjetorin e themelimit.

Me programin e parë kushtuar Kosovës, të transmetuar më 8 mars të vitit 1999, Radio Evropa e Lirë ofroi informacione të rëndësishme në kohën kur Kosova ishte në luftë.

Që atëherë e deri te shtetndërtimi i Kosovës e këndej, misioni i REL-it ishte dhe mbetet i palëkundur: ofrojmë lajme të pacensuruara dhe debat të hapur.

Shërbimi për Kosovën i Radios Evropa e Lirë është pjesë e dhjetëra shërbimeve që raportojnë në 27 gjuhë në 23 vende të botës./REL