Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Qytetari raporton për të shtëna afër shtëpisë së tij në Prishtinë, Policia gjen 20 gëzhoja

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës për të shtëna me armë zjarri afër shtëpisë së tij në Prishtinë.

Sipas tij, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 20 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Sipas njoftimit, gëzhojat dyshohet se janë të armës automatike AK-47.

Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, ka njoftuar Policia.