Qytetari në karrocë proteston para KEDS në Gjilan pas ndaljes së energjisë elektrike

Një qytetar me aftësi të kufizuara ka protestuar gjatë ditës së sotme para objektit të KEDS në Gjilan.

Në redaksinë e KALLXO.com, një qytetar ka dërguar fotografi, ku shihet qytetari në karrocën invalidore duke protestuar e duke bllokuar hyrjen në objekt.

KALLXO.com ka mësuar se qytetari ka protestuar pasi KEDS i ka ndaluar energjinë elektrike në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes shihet se është edhe njësia e policisë, të cilët po merren me rastin.