QKUK - Foto: KALLXO.com

QKUK me 768 mjekë specialist

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, edhe pse ende nuk ka spital të përgjithshëm, posedon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar statistikat e vitit 2018 nga Ministria e Shëndetësisë, ku nga 34 Klinikat e QKUK-së, figurojnë 768 mjekë specialist.

Klinika e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit është klinika që më së shumti ka mjekë specialist, 41 të tillë, mandej Klinika e Neonatologjis ka 39 sosh, Klinika Obstetrike Gjinekologjike 38, Klinika e Gastroentereologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë kanë nga 31 mjekë specialist.

Ndërsa, Klinika e Reumatologjisë dhe Klinika Kirurgjisë Vaskulare, kanë vetëm 11, këto dy klinika kanë më së paku mjekë të specializuar sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përveç mjekëve në këto klinika rol të rëndësishëm luajnë edhe infermierët.

Klinika Obstetrike Gjinekologjike ka 197 infermierë, me së shumti nga të gjithë klinikat tjera. Klinika e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit ka 181 infermierë, Klinika e Pediatrisë 131, si dhe Klinika e Neonatologjis ka 111 infermierë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë që nga viti 2016 nuk janë bërë specializime.

KALLXO.com para disa ditësh ka raportuar edhe për numrin e mjekëve specialist në shtatë spitalet komunale në vend.