Foto: SHSKUK

85 infermierë të rinj në QKUK, ShSKUK: Do të zbutet pjesërisht mungesa e stafit në klinika

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga e marta 85 infermierë të rinj do të fillojnë punën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit të tyre, ky numër i punësimit të infermierëve do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, këta 85 infermierë kanë nënshkruar kontratat e tyre të punës, përderisa janë porositur nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së Elvir Azizi, që në qendër të punës ta kenë kujdesin ndaj pacientëve, thuhet në njoftim.

Sa i përket shkollimit të tyre, ShSKUK ka theksuar se prej të cilëve 70 infermierë janë të kualifikuar me titull bachelor, ndërsa 15 janë me shkollim të mesëm.