Qeverisja e Përparim Ramës ndryshon ‘kungjat’ e Shpend Ahmetit (FOTO)

Pushteti i ri në kryeqytet me në krye Përparim Ramën ka vendosur që të ndryshojë rrethojat skaj rrugëve.

Nga “kungjat” e famshëm të qeverisjes së Shpend Ahmetit rrethojat do të jenë në një formë tjetër.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka thënë se rrethojat janë estetike dhe të dizajnuara me dashuri dhe detaje të qytetit sikur këto me Hyjneshën në Fron.

“Ju siguroj se gjatë këtij mandati nuk do ta lëmë rrugë pa e siguruar, trotuar pa pastruar, e hapësirë pa e trajtuar. Drejtoria e Shërbimeve Publike do të jetë secilën ditë të javës në shërbim të qytetarëve dhe qytetit – për çdo nevojë dhe kërkesë”, ka shkruar Musliu në facebook.