Qeveria ndryshon planin legjislativ të vitit 2021

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa ndryshime në planin legjislativ të vitit 2021.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar para kabinetit qeveritar projektligjet të cilat janë ndryshuar.

Pikat të cilat janë shtyrë për procedim në Kuvend janë: Plotësimin – ndryshim i ligjit për personat e zhdukur, Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovës – Mali i zi në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian, Projektligjin për zbatim e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara, Projektligji për shërbimin e jashtëm, Projektligji për protokollin e shtetit etj.

Ndërsa është marrë vendim që të tërhiqet nga plani legjislativ i vitit 2021, projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe baza gjinore.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tregoi se pse dy nga to janë shtyrë.

“Duke pas parasysh që i përmendët dy ligje shumë të rëndësishme ato janë zhvendosur për dy arsye. Plotësimin – ndryshim i ligjit për personat e zhdukur është shtyrë afati i procedimit në Kuvendit të zhdukurit është për faktin se në ligj duhet të përfshihen të gjithë kategoritë nga koncept dokumenti ndërsa kemi marrë vesh që nuk janë përfshirë, atëherë kemi nisur punën ndërsa sa i përket ligjit për parandalimin e dhunës arsyeja është sepse njëkohësisht është duke punuar komisioni për të drejta të njeriut dhe të mos bëhet një punë e dyfishtë”, tha ministrja Haxhiu.