Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com
Qeveria ndan 3 milionë euro shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”
06.10.2023 - 22:59
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 3 milionë euro shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.