Ilustrim, Mbledhja e Qeverisë së Kosovë Foto: ZKM

Qeveria miratoi rregulloren për përcaktimin dhe pranimin e rasteve të sinjalizuesve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sontme miratoi edhe rregulloren për përcaktimin dhe pranimin e rasteve të sinjalizuesve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është votuar para dy vitesh, por që nuk është nxjerrë rregullorja, prandaj kanë përshpejtuar miratim e saj.

“Siç jeni në dije Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka hyrë në fuqi në vitin 2018 dhe i njëjti ka paraparë se brenda gjashtë muajsh të nxjerrët edhe rregullorja për mbrojtjen e sinjalizuesve, pra për mbrojtjen e zyrtarëve që raportojnë shkeljet që ndodhin brenda institucioneve. Miratimi i saj është vonuar për dy vite. Rregullorja përmban 19 nene, ku rregullon të drejtat e sinjalizuesve”, tha Haxhiu.

Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve përcakton rregullat për sinjalizimin, procedurën e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me sinjalizimin./rtv21.tv