
qeveria e kosoves
Qeveria miratoi projektligjin për plotësim ndryshim të Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2023
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Në fillim të mbledhjes, kryeministri i vendit Albin Kurti bëri të ditur se vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik këtë vit do të jetë 105.
Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se që nga muaji shkurt do të fillojë implementimi i Ligjit të pagave.
Sipas Muratit vlera e koeficientit prej 105 euro është e pastër pa llogaritur shtesat.
“Është kenaqesi të prezantoj para jush ndryshimin e ligjit të buxhetit dhe krijon hapësirën që nga muaji shkurt të fillojë implementimi i Ligjit të pagave. E thatë qe ka ardhë në vlerën prej 105 euro për këtë vit dhe kjo është arrit edhe nga puna e palodhshme me MPB dhe qe ka rezulutuar me vlerën totale të koeficienteve. Vlera e koeficientit prej 105 euro është e pastër pa llogaritur shtesat. Parashihet qe koeficienti për vitin 2024 presim qe të jetë në vlerën prej 110 euro”- tha Murati.
Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 5 janar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Projektligji i cili ka nxitur reagime tash e sa muaj, më 22 dhjetor 2022, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë.
Vlera e koeficientit për paga në sektorin publik këtë vit do të jetë 105 euro