Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri i AAK-së prezanton rezolutën për ngritjen e koeficientit të pagave në 129 euro

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka prezantuar rezolutën në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro.

Ai ka thënë se debati parlamentar bazohet në gjendjen e përgjithshme sociale në vend e cila sipas tij është duke u përkeqësuar.

“Qeveria nuk ka arritur që as përmes politika sociale, as financiare ta adresoj rritjen e inflacionit. Duke ditur që jemi në një situatë ekonomike në vend, duke vlerësuar edhe raportet e fundit të Bankës Botërore që të shmangët një kolaps ekonomik, është tepër me rëndësi që ky kuvend të votoj rezolutë, të ngrit koeficientin. Grupi ynë parlamentar ka bërë vlerësim dhe ka kërkuar të rritet koeficienti nga 105 ne 129”- ka thënë ai.

Ai ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që lëshuan sallën para fillimit të kësaj seance të jashtëzakonshme.

“Me të vërtetë është për keqardhje dhe tregon për një logjikë tepër të mbrapsht, të grupit parlamentar të LVV-së, të disave, sepse jemi dakordu”- u shpreh ai.

Rezoluta e prezantuar nga AAK përmban një pikë përmes të cilës kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro.

Rezoluta:

Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës, që në ndarjet buxhetore për vitin 2024 të propozojë buxhetin e nevojshëm ashtu që vlera për vitin e ri fiskal 2022 të ngritët në 129 euro dhe të behën përgatitjet e nevojshme që ky ndryshim të hyj në fuqi më 1 janar 2024.

Tahiri kërkon të fillojë seanca për koeficientin e pagave