Ndërtesa e Telekomit, FOTO: BIRN

Qeveria mban mbledhje elektronike, emëron Hyrmete Mydytin kryesuese e bordit të drejtorëve të Postës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë tri vendime.

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, kabineti qeveritar ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për emërimin e drejtorëve të bordit të ndërmarrjes Posta e Kosovës, sipas të cilit në vend të Fadil Bejtës kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet Hyrmete Mydyti.

Në këtë mbledhje gjithashtu është miratuar Programi për reforma në ekonomi 2024-2026.

Qeveritarët mes tjerash kanë marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 10 janar 2024, sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit.

“Pikat tjera të Vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara”- thuhet në komunikatë.