Vërshimet në Pejë. Foto: Driton Kuka, Facebook

Qeveria e Kosovës ndan 9 milionë euro për komunat e prekura nga vërshimet

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 9 milionë euro për komunat e Kosovës që janë prekur nga vërshimet në shtator të vitit 2022 dhe në janar të 2023.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky propozim ka ardhur duke u bazuar në raportin e Komisionit për vërshime në Ministrinë e Financave që ka propozuar ndarjen e mjeteve në vlerë prej 9 milionë euro.

Propozimin para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se nga tri kategoritë e prekura është zgjedhur me urgjencë kategoria për ekonomitë familjare.

“Nga tri kategoritë që janë të dëmtuara nga vërshimet, ekonomitë familjare, bujqësia dhe bizneset. Kemi prioritizuar që fillimisht të mbështesim kategorinë e ekonomive familjare dhe për këtë qëllim propozojmë të ndajmë 9 milionë euro, në mënyrë që të mbulohet ndihma në vlerë prej 90 përqind”- ka thënë ai.

Pasojat nga vërshimet në Kosovë