Qendra Kinematografike hapi konkursin për mbështetje të projekteve filmike për vitin 2020

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur sot konkursin për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2020. 

Përmes një komunikate për media, QKK-ja ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit Këshilli Drejtues ka hapur konkursin në shumë  kategori për subvencionim të projekteve filmike 

“Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka hapur konkursin në këto kategori: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë”, thuhet në njoftim. 

Afati i fundit për  aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 31 gusht 2020.

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare  QKK-.