Vladimir Putin - Foto: REL / Kremlin (Tass)

Putin: Rusia është e hapur për dialog, por interesat dhe siguria e saj janë "të panegociueshme"

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi përmes një video-mesazhi të mërkurën se interesat e Rusisë janë “të panegociueshme” por se ai është i hapur për dialog për “problemet më të vështira”.

“Ne shohim se sa e vështirë po zhvillohet situata ndërkombëtare, çfarë rreziqesh paraqesin sfidat aktuale, të tilla si dobësimi i sistemit të kontrollit të armëve apo aktiviteti ushtarak i bllokut të NATO-s”, tha Putin në një video të publikuar nga Kremlini për festën kombëtare, “Defender of the Fatherland Day.”

“Në të njëjtën kohë, thirrjet e Rusisë për ta ndërtuar një sistem sigurie të barabartë dhe të pandarë që do ti mbronte në mënyrë të besueshme të gjitha vendet mbeten pa përgjigje”.

Rusia ishte “gjithmonë e hapur për dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm, për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike për problemet më të vështira”, tha Putin, duke shtuar: “Por po e përsëris: interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve tanë janë të panegociueshme për ne”./CNN