Punëtorja e një dyqani në Prishtinë nuk frikësohet nga hajni

Një punëtore e një dyqani në Prishtinë ka raportuar në Polici se një person i maskuar nën kërcënimin e armës kishte kërkuar që ta hapë arkën me para.

Por, ajo kishte refuzur që ta hapte arkën dhe i dyshuari ishte larguar nga dyqani.

Policia ka bërë të ditur se nuk është lënduar asnjë person.

Rasti, i cili po trajtohet si grabitje në tentativë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:20 dhe është duke u hetuar.