Ilustrim

Punëtori në Gjilan bie nga platoja, dërgohet në gjendje kome në QKUK

Një punëtor në Gjilan ka rënë të mërkurën nga platoja deri sa ka qenë duke punuar në një objekt dhe ka pësuar lëndime.

Sipas Policisë, ai pas marrjes së ndihmës së parë në gjendje kome është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore” – ka thënë Policia.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.

Shënim: Disa orë pas raportimit të KALLXO.com në lidhje me rastin, sipas të dhënave të ofruara nga raporti zyrtar 24-orësh i Policisë së Kosovës, nga ShSKUK kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e punëtorit të lënduar është stabile dhe se i njëjti është liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor.

Punëtori i lënduar në Gjilan, pas mjekimit, lirohet për në shtëpi