Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Punësimet për vota në ndërmarrjet publike- LIVE

Sonte në emisionin “KALLXO Pernime” do të diskutohet rreth punësimeve për votë në ndërmarrjet publike.

Gjatë emisionit do të debatohet rreth ndërmarrjeve publike, hapjen e konkursve nga këto ndërmarrje në prag të zgjedhjeve si dhe punësimet në bordet e këtyre ndërmarrjeve.

Të ftuar përballë Jeta Xharrës do të jenë Elbert Krasniqi, anëtar i Komisionit për Ekonomi, Punësim dhe Tregti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Krasniqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Ekonomisë, Vlora Limani Hajnuni nga Lidhja Demoratike e Kosovës, anëtare e Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike dhe Visar Prebreza, udhëheqës i Projektit për Monitorim të Rekrutimit.

Debatin për punësime për vota mund ta ndiqni sonte duke filluar nga ora 22:30 në TV Dukagjini, dhe live në KALLXO.com.