Foto: REL

Pse Hani i Elezit nuk ka stomatolog?

Në emisionin “Jeta në Komunë”, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka treguar pse kjo komunë nuk ka stomatolog në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Dy drejtorat që kanë qenë më herët, kanë qenë edhe stomatologë edhe drejtorë të QKMF-së dhe në momentin që ata janë largu dhe tashti drejtori i QKMF-së është mjek i përgjithshëm automatikisht është blloku ose është blloku vendi i stomatologut”, ka thënë Suma.

Kryetari ka bërë të ditur se në Han të Elezit ka ordinanca private të funksionojnë në këtë komunë.

“Realisht i kemi ordinancat private. Në kohën e rregullt në  QKMF, stomatologët janë vetëm për ndonjë intervenim, por jo për punë të tjera ndoshta, por tani për tani nuk kemi’, ka thënë ai.