Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fitorja e Shpejtim Bulliqit - LIVE

Sonte në emisionin “Jeta në Komunë” është i ftuar kryetari i ri i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Përballë Jeta Xharrës dhe anëtarëve të shoqërisë civile, Bulliqi flet për shumë tema të cilat e presin në krye të Komunës së Podujevës.

A e uruan kundërshtarët politikë pas fitores pa balotazh në zgjedhjet e së dielës?

Cilat janë punët e para me të cilat do të merret kryetari Bulliqi?

A premton barazi gjinore në komunë?

Çfarë pret shoqëria civile nga kryetari i ri i Podujevës?

Si u shtruan rrugët në fshatin e tij në ditë të zgjedhjeve?

Për këto tema, por edhe të tjera, sonte të ftuar për debat përveç Shpejtim Bulliqit janë edhe, Shemsi Jashari, nga organizata joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu”, Kreshnik Gashi, udhëheqës i ekipit të monitoruesve të zgjedhjeve në Kallxo.com dhe Visar Prebreza, analist ekonomik dhe financiar, po ashtu nga KALLXO.com.