Gani Berisha, Shef i departamentit të ujërave në kuadër të Ministrisë së Ambientit

Zyrtari i Ministrisë së Ambientit: Përveç në Kosovë, në Evropë s’kam pa kanalizime që derdhen në lumenj

Në të gjitha komunat e Kosovës, kanalizimet derdhen drejt në lumenj.

Shefi i Departamentit të ujërave në kuadër të  Ministrisë së Ambientit, Gani Berisha tha se këso raste ka parë vetëm në vendet afrikane por jo edhe në Evropë.

“Kam pa më keq se në Kosovë kanalizime, por në shtetet afrikane. Aty kanalizimet janë të hapura në qytet. Por në Evropë s’kam pa që kanalizimet derdhen direkt në lumenj, nuk besoj që ka”, tha Berisha në debat.

KALLXO.com ka analizuar projektbuxhetit të vitit 2021 dhe ka gjetur se janë ndarë më pak se 10 milionë euro për ndërtimin e 12 impianteve të ujërave të zeza.

Kosova është njëri nga vendet e Ballkanit me më së paku burime të ujit të pijshëm.

Të ftuar në debat për të diskutuar për kontaminimin e lumenjve janë: Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, shef i Departamentit të ujërave, Diana Metushi Krasniqi, nga KDI, Seniha Bajraktari, zyrtare e lartë për mjedis në Komunën e Prishtinës dhe Fatimr Gërguri, kryeinspektori i Komisionit tw Pavarur për Miniera dhe Minerale.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.