Prokuroria Speciale po e heton rastin e sulmit ndaj policëve në veri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur hetimet rreth sulmit të armatosur të kryer kundër Policisë së Kosovës në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit.

Një polic ka mbetur i vrarë, një i plagosur dhe një i lënduar nga sulmi i kryer në orët e para të ditës së sotme.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në një bisedë për KALLXO.com ka konfirmuar se është Prokuroria Speciale që po udhëheq tashmë hetimet në lidhje me këtë rast.

“Po, Prokuroria Speciale po kryen hetimin. Jemi në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe jemi duke vazhduar tutje” – ka thënë Isufaj për KALLXO.com.

KALLXO.com mësoi gjatë ditës së prokurori kujdestar i Prokurorisë Speciale është në Mitrovicë dhe po merret nga atje me rastin.