ILUSTRIM: Kosovo Police/ Facebook

Prokuroria ndalon dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar nën dyshimin se kanë kryer grabitje

Prokuroria e Pejës ka ndaluar 3 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale bashkimi kriminal në kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se dy të dyshuarit janë shtetas të Shqipërisë, ndërsa një shtetas i Kosovës.

“Prokurori i çështjes ka bere kërkesë ne gjykatën kompetente për sigurimin e te pandehurve ne procedure penale. Parandalimi i kryerjes se kësaj vepre penale ka ardhur si rezultat i veprime hetimore disa ditore ne mes Prokurorit te Shtetit dhe Policisë se Kosovës” – tha Nikçi për KALLXO.com.