Përveç Karaçevës, mbrëmë u zhvillua aksion edhe në Prishtinë

Disa orë pas një aksioni që zgjati tërë natën në Karaçevë të Kamenicës, Prokuroria e Gjilanit organizoi konferencë për të treguar bilancin e arrestimeve në aksionin për shkatërrimin e kazinove ilegale.

Major Zejnullah Surdulli ka thënë  se mbrëmë  janë  zhvilluar dy operacione në  të  njëjtën kohë  për organizimin e skemave piramidale.

Sipas Surdullit këto aksione kanë  rezultuar me dhjetëra të  arrestuar

“Operacioni ka pasur për qëllim thyerjen e skemave piramidale, lokacioneve të  dyshuara për prostitucion etj, Janë  arrestuar 7 persona fizik, klientë të kë tyre kazinove dhe ndaj tyre do të  zhvillohen procedura të  rregullta. Janë  konfiskuar 220 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri, 1 armë  me gas, 1 kallashnikov, 1 kombi me kafshë të kontrabanduara dhe janë  shkatë rruar 13 objekte. Operacioni tjetër në  Prishtinë, ku janë  zhvilluar katër bastisje në  kohë  të  njëjtë   ku janë  konfiskuar prova dhe gjësende dhe shuma e mjeteve të   konfiskuara është  3950 euro dhe në mesin e personave të ndaluar janë  tre të  tillë ”, ka thënë Surdulli në konferencë .

Operacioni u zhvillua mbrëmë dhe ishte i organizuar nga Prokuroria e Gjilanit së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, të cilët kanë konfiskuar qindra aparate të kazinove ndërsa prapa kanë lënë 12 objekte të rrënuara.

Operacioni i Karaçevës- Policët me uniformë  arrestohen nga kolegët