Autoambulanca para objektit të Prokurorisë së Prishtinës (10.08.2022), Foto: KALLXO.com
Prokuroria është duke e hetuar vdekjen e një personi në Poklek të Drenasit
02.1.2023 - 13:47
Prokuroria e Shtetit është duke e hetuar vdekjen e një personi në fshatin Poklek i ri të komunës së Drenasit.
Një burrë është gjetur pa shenja jete në këtë fshat më 1 janar 2023 rreth orës 18:30.
Zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj, për KALLXO.com ka bërë të ditur se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tupi i pa jetë (mashkull, 63 vjeç) është dërguar në IML për obduskion, derisa rasti është cilësuar “hetim mbi vdekjen” dhe janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e rastit”- ka thënë Ulaj.